Urrejtja e Tyson Fury ndaj Joshuas arrin kulmin, ja lëvizja e radhës - Tirana Today

Urrejtja e Tyson Fury ndaj Joshuas arrin kulmin, ja lëvizja e radhës

Në 31 mars do të zbresin në ring dy boksierët kampionë bote për tu përballur mes tyre në misionin e unifikimit të titujve kampion. Joseph Parker përballë Anthony Joshua do të takohen në Cardiff për të zhvilluar duelin e shumëpritur. Trajneri i boksierit neo-zelandez, Kevin Barry, deklaroi në një intervistë për “Ring Magazione” se Tyson Fury i është vet-ofruar Parker që ta ndihmojë gjatë kohës që do të përgatitet për duelin e madh.

“Tyson ka kërkuar të na ndihmojë në dy javët e fundit të përgatitjes në Britani, pasi ne të kemi ardhur këtu. Por ne nuk kemi ndërmend të rrezikojmë me një boksier që është mbi peshë, dy javë para duelit. Tyson është një mik i mirë i ekipit tonë dhe ne e vlerësojmë këtë gjest dhe mbështetjen e tij, por kjo nuk na përshtatet”, tha Barry, duke shtuar se Parker do të vijojë përgatitjet me stafin aktual.



Kategori
SportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu