Kosova

Urim i veçantë për Kadarenë nga trojet e “Dardanisë”

               Publikuar në : 17:45 - 28/01/18 Nijazi Mema

Me rastin e datëlindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, nuk kanë munguar edhe mesazhet uruese në 82-vjetorin e lindjes së tij. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar burrin e madh të letrave shqipe, ndërsa i ka uruar  shëndet të mirë duke shpresuar se do të japë akoma perla të tjera  për lexuesin shqiptar.

Haradinaj shkruan se: “Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm”.Kreu i qeverisë së Kosovës nuk ka harruar familjen Kadaresë, ndërsa uron dhe dashuri dhe ngrohtësi për të.

Ai i uron dhe shumë vite të tjera në adresë të shkrimtarit, me dëshirën që të jetë i rrethuar nga familjarët, miqtë dhe të dashurit e tij, por natyrisht pa harruar esencën dhe atë se çfarë e personifikon atë, siç janë fletët e librave.

Statusi i Haradinajt

I dashur Ismail Kadare,

Me rastin e ditëlindjes Suaj të 82-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë.

Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti Yt i madh letrar, kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi.

Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm.

I dashur Kadare,

Urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat.

Kthehu