Kronikë

Unioni i Gazetarëve reagon ndaj thirrjeve të ekstremistëve grekë: Agresorët do përballen me ligjin

               Publikuar në : 15:03 - 08/11/18 marsela

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Bularat, ku ekstremistët grekë kanë përdorur thirrje raciste ndaj shqiptarëve dhe gazetarëve që kanë qenë të pranishëm.

Duke iu referuar njoftimit në Facebook, Unioni citon se thirrjet ekstremiste të qytetarëve grekë dhe disa minoritarëve në Bularat ndaj gazetarëve, janë shkelje e lirisë dhe kërcënim për shkak të detyrës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar pengimin e gazetarëve në detyrë, dhe gjithë veprimet provokative të ekstremistëve nacionalistë grekë në territorin e Shqipërisë. Po kështu kërkojnë nga institucionet vendore të Dropullit, subjektet politike dhe përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri, të distancohen nga sjellje dhe agresione të tilla nacionalistësh esktremistë mbi gazetarët shqiptarë.

Kthehu