Të Gjitha

U prit të ishte “Gorbaçovi” shqiptar, por Ramiz Alia zgjodhi vazhdimësinë enveriane

               Publikuar në : 12:41 - 11/10/18 marsela

Ramiz Alia ishte udhëheqësi i fundit komunist, dhe ironikisht presidenti i parë i pluralizmit shqiptar. Komunistët fanatikë e urryen, pse e dorëzoi pushtetin pa derdhur gjak. Ndërsa të djathtët e vlerësuan për shmangien e një kasaphane. Alia ishte një nga njerëzit më të besuar të Enver Hoxhës. Servilizimi i pashoq ndaj diktatorit, e shpëtoi nga spastrimet e shpeshta në Partinë e Punës.

Ndërsa pas vdekjes së Mehmet Shehu u piketua si pasuesi i tij. Pas marrjes së detyrës si sekretar i parë në prillin e vitit 1985, shumëkush priti që ai të ishte një lloj Gorbaçovi shqiptar. Por zhgënjeu plotësisht, duke zgjedhur rrugën e “vazhdimësisë” e rrugës marksiste-leniniste të zhvillimit të vendit. Alia refuzoi ndihmën e Gjermanisë Perëndimore, e cila u tregua e gatshme që më 1984-ën të investonte dhjetëra miliona dollarë.

Ajo ndihmë do të kishte qenë jetike për Shqipërinë e zhytur në mjerim. Pak muaj pas shkarkimit si president, arrestohet dhe dënohet për disa vite burg për krime kundër njerëzimit. Gjatë dhjetëra intervistave për mediat dhe në librit të vet autobiografik, Alia ka folur për “gabime” dhe “teprime”. Por në thelb e mbrojti diktaturën e proletariatit dhe krimet e saj, duke u larguar nga kjo botë si një komunist fanatik.

Kthehu