Politikë

U padit për shkelje, Meta flak zyrtaren e LSI-së

               Publikuar në : 18:21 - 13/02/18 Nijazi Mema

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë lëvizje në diplomaci, ndërsa ka firmosur katër dekrete për ambasadorë. Në njoftimin e faqes zyrtare të Presidencës, shkruhet se është liruar nga detyra ambasadorja e OKB, Filloreta Kodrën dhe në vend të saj është emëruar Ravesa Lleshi.

Kodra  ka qenë ish-zyrtare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, por Presidenti Meta i ka hequr të drejtën e ushtrimit të postit të ambasadores me anë të një dekreti presidencial.

Ndaj ambasadores shqiptare  në OKB është regjistruar një kallëzim penal  nga ish-këshilltarja në Misionin Diplomatik të Shqipërisë pranë OKB-së në Gjenevë, Blerina Zoto. Në padinë e depozituar në Prokurori thuhet se ambasadorja Kodra ka bërë 9 shkelje të faktuara gjatë kohës që ishte ambasadore  e shtetit shqiptar. Ambasadorja Filloreta Kodra  ka qenë ish-zyrtare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Kujtojmë se në kallëzim jepen prova ku ambasadorja Kodra, ka përdorur e një makine private me targa diplomatike, duke shkaktuar shpenzime në dëm të buxhetit të shtetit.

Në përdorim të këtij automjeti ka qenë një punonjëse e ambasadës Dorina Xhixho, vajza e Pirro Xhixhos ish kreut të AKEP. Kodra akuzohet edhe për abuzime në metodat dhe tenderimit, të cilat janë kryer në kundërshtim me rregullat e parashikuara nga Ministria e Financave.Ndërkohë ajo akuzohet edhe për mënyrën e pagesës ndaj punonjësve, pasi paratë nuk kalonin në bankë, por iu jepeshin në dorë punonjësve të ambasadës.Ndër të tjera theksohet se ambasadorja Filloreta Kodra, ka cenuar  banesën e ish-diplomates duke bërë ndërhyrje në kontratën e qirasë.

Dekretet e Presidenti  të Republikës, Ilir Meta

Ferit Hoxha-emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Filloreta Kodra- lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Venera Domi– lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Ravesa Lleshi- emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu