Politikë

Tsipras reagon pas funeralit të Kacifas: Hidhërimi dhe zemërimi, të justifikuara

               Publikuar në : 19:52 - 08/11/18 lm

Pas funeralit të Kostandino Kacifas, ka reaguar për herë të parë dhe kryeministri i Greqisë Alexi Tsipras.

Në një intervistë televizive në Athinë, ai tha se hidhërimi i familjes është i justifikuar, ndërsa theksoi se kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare.

Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë.

Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po përkujtoheshin varret e heronjve tanë të rënë në Shqipëri.

Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke”, ka thënë Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras në një intervistë për një media në Athinë.

Kthehu