Kronikë

Tronditet Shkodra/Vritet me armë zjarri një 53-vjeçar, gjenden shenjat e para të autorëve

               Publikuar në : 08:24 - 10/08/18 Bardhi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Një 53-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në lagjen Guerile të këtij qyteti.

Sipas njoftimit të policisë, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve. Ndërsa është gjetur në flakë edhe makina e tyre.

Njoftimi i policisë: Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër,  është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu