Kryesore

Tradita unike e virgjëreshave të betuara që nuk u bënë kurrë nëna

               Publikuar në : 15:27 - 17/11/18 user

Evropa ka ende punë të madhe për të bërë që të arrihet barazia ndërmjet burrave dhe grave. Në botën e sotme gratë punojnë, ndërtojnë një karrierë, veshin rrobat e meshkujve dhe bëjnë atë që disa shekuj më parë as nuk mund ta ëndërroni. Përkundër kësaj, ka vende ku gjithçka është ndryshe.

Një shembull i gjallë është se në Shqipërinë e Veriut ekziston një traditë e mrekullueshme; “virgjëreshat e betuara”.  Në Shqipëri thirren “burrnesha”, ku gratë jetojnë dhe sillen si burra. Kjo traditë simbolizon mënyrën e lashtë të jetës.

Ata bëjnë një jetë të veçantë e cila bazohet në vlera patriarkale. Burrat konsideroheshin si shtylla e shtëpisë. Në bazë të ligjit të Kanunit burrat dhe djemtë vriteshin nga hasmi, nëse familja e tyre ndiqej nga gjakmarrja.

Ndërsa gratë ishin ato që kujdeseshin për familjen dhe rritjen e fëmijëve. Por kush do të mbante përgjegjësi për familjen, nëse ndërronte jetë burri i shtëpisë?

Lidhur me këtë situatë u pa e nevojshme që vajzat e shtëpisë nëse nuk kishin vëllezër duhej të bëheshin “burrnesha”. Vajzat ishin të detyruar të hiqnin dorë nga të gjitha sjelljet prej femre, madje do të vetësakrifikoheshin për shumë gjëra. Kur vajzat betoheshin ata nuk kishin të drejtë të lindnin fëmijë apo të kryenin marrëdhënie intime.

Këto gra dhe vajza vishnin xhaketa, këpucë dhe pantallona burrash, madje mbanin edhe emra meshkujsh.  Ata kishin të drejtë të qëndronin me burra ku mund të pinin duhan dhe pije alkoolike.

Rituali simbolizon lindjen e “njeriut të ri”. Virgjëresha e betuar merrte të gjitha të drejtat e njerëzore, por jo një nga më të rëndësishmet; të drejtën për t’u martuar. Ajo mund të luftojë me armë në dorë, mund të bëjë çdo punë burri por kurrë nuk ka të drejtë të bëhet nënë. Madje vajzat burrnesha mund të vrisnin dhe mund të vriteshin nga armiqtë./TIRANA TODAY/

Kthehu