Futboll

Tmerr në “Reshit Rusi”, i maskuari tenton të therë me thikë Ernest Gjokën

               Publikuar në : 17:52 - 22/02/18 Enno

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku është sulmuar me thikë trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka. Një person që mbante kapuç në kokë është afruar në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe ka tentuar të therë teknikun e ekipit, por fatmirësisht ky i fundit ka reaguar shpejt dhe ka shmangur agresorin, duke mos marrë asnjë dëmtim. Më parë në drejtim të trajnerit Gjoka ka pasur edhe kërcënime, por që ky i fundit thjeshtë i kishte dërguar në polici, ndërsa tani situata bëhet mjaft seriozë.

Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive “Reshit Rus”i në Shkodër në fund të stërvitjes. Një shtetas me kapuç në koke i është afruar trajnerit dhe ka tentuar që ta sulmoje dyshohet se me thikë. Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i është shmangur duke shpëtuar pa u dëmtuar. Policia është njoftuar menjëherë.

Tre shtetas në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi” janë shoqëruar ne polici duke dyshuar se mund te ketë dijeni për ngjarjen. Ky është rasti dyte teksa edhe njëherë tjetër ka patur tentative për ta sulmuar teknikun Gjoka. Policia po heton për ta zbardhur ngjarjen.

Kthehu