Edicione

“Tirana Today”/Edicioni i lajmeve të datës 29 shtator

               Publikuar në : 15:25 - 29/09/18 marsela

Të gjitha zhvillimet e ditës, mund ti gjeni në “Tirana Today” përmes një minutazhi më të shkurtër. Në zhvillimet kryesore do të gjeni reagimin për herë të parë të kryeministrit Rama, në lidhje më denoncimin e dhunës së ushtruar nga djali i deputetit të PS, kundrejt Xhisiela Malokut. Rama është shprehur se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, ndërkohë që është shprehur se policia ka bërë detyrën.

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike, po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin”, shkruan Rama.

Makina e ish-ministrit të Shëndetësisë është goditur me gurë nga një 28-vjeçar, i cili tashmë është ndaluar. Sulmi ndaj makinës së ish-ministrit Beqaj ka ndodhur pranë zonës së “Pallatit me Shigjeta”. Beqaj shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një “Volkswagen Touareg” dhe një “Mercedes” me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Për të rejat më të fundit dhe zhvillimet më të zgjeruara, klikoni në www.tiranatoday.com, ose shkarkoni në App Store dhe Play Store “Tirana Today”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu