Basketboll

Tifozi e provokon, LeBron “shpërthen”: Në shtëpinë e mamasë tënde (Video)

               Publikuar në : 19:35 - 16/03/18 Enno

LeBron James ka dalë nga kontrolli në përballjen që ekipi i tij, Cleveland Cavaliers luajti dhe u mposht përballë Portland me rezultat 103-115. Ai është përfshirë në një incident me një fans gjatë kësaj ndeshje, pikërisht në periodën e dytë ku Damian Lillard i ekipit vendas po provonte nga gjuajtje e lirë

Në këtë moment një fans i është drejtuar LeBronit, duke e pyetur: “Hej LeBron, ku është Kyrie?”, duke i kërkuar llogari për ish-shokun e skuadrës Kyrie Irving, që tashmë luan me Boston.

“Mbreti LeBron nuk e ka duruar dhe i është përgjigjur në moment me një fjalor aspak etik për një yll të tillë, duke i thënë : “Në shtëpinë e mamasë tënde”, duke vijuar më pas lojën. Në këtë sfidë, ylli i Cleveland realizoi 35 pikë e 14 rebaund, duke qenë lojtari më i mirë në fushë, por që për fat të keq nuk mjaftuan për të evituar humbjen e radhës në NBA.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu