Të Gjitha

Themelimi i PKSH, Enver Hoxha ishte “çiraku” dhe jo “ustai”

               Publikuar në : 13:34 - 07/11/18 marsela

Për 45 vite Enver Hoxha e cilësoi vetën themelues, komandant, dhe udhëheqës i madh i Partisë Komuniste. Në fakt procesverbali origjinal i themelimit të PKSH mungon. Disa supozojnë se është zhdukur qëllimisht nga vetë Hoxha. Të tjerë pretendojnë se gjendet në arkivat italiane, pasi u gjet dhe u sekuestrua nga fashistët më 1943. Por edhe pa to, shumë dëshmitarë të kohës kanë rrëfyer të njëjtën gjë:Enveri, nuk ishte një nismëtarët e krijimit të PKSH.

Koço Tashko, dëshmon se e mori Enverin me vete, për të pasur një pluralitet fetar në mbledhjen themeluese, meqë ishte mysliman. Madje Hoxha në një moment, e refuzoi ftesën. Më pas të zezën e shqiptarëve, ndërroi mendje. Vetë diktatori në kujtimet e veta shkruan:Të tjerët kujtonin se unë isha një nga krerët, por unë isha vetëm një simpatizant, nuk isha as anëtar. Tashmë është e gjithë-pranuar se PKSH u formua nga emisarët jugosllavë të Titos, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç.

Ata panë tek Hoxha oportunistin dinak, që ishte vegla e përkryer për të mbajtur nën kontroll gjithë trupën e partisë. Ata futën shpesh frymën e përçarjes, ndërsa fraksionistët u eleminuan njëri pas tjetrit. Pas Mukjes, jugosllavët mbollën frymën e vëlla-vrasjes mes shqiptarëve, dhe historia më pas dihet si shkoi. Këto duhen pasur mirë parasysh, kur të rishkruhet historia nga historianët dhe jo fitimtarët.

 

Kthehu