Tetovarit i bllokohen 400 mijë euro në Tiranë - Tirana Today

Tetovarit i bllokohen 400 mijë euro në Tiranë

Pasuritë e krijuara nga burime të pajustifikueshme janë një problem më vete për sistemin e drejtësisë. Prej kohesh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni  janë bërë publike raste të  tilla, ndërsa ka patur raste ku janë sekuestruar edhe  shuma të konsiderueshme parash.


“Prokuroria ka bllokuar llogarinë bankare të një shqiptari nga Tetova, e cila ishte hapur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë”-shkruan INA.

Llogaria bankare e shqiptarit të identifkuar me emrin Ali Jashari ishte në vlerën e 400 mijë eurove. Ali Jashari jeton në Gjermani dhe sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për “Pastrim i produkteve të veprës penale” ose “veprimtari kriminale”.


Kategori
MaqedoniTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu