Kronikë

Tentoi të vriste prostitutën shqiptare, i riu e flaku nga furgoni

               Publikuar në : 18:49 - 12/10/18 user

Një 23-vjeçar rumun është vënë në pranga të policisë italiane. Ai akuzohet për dhunë të ushtuar ndaj një prostitute shqiptare.

Agjentët e skuadrës Flying kanë bërë të mundur kapjen e të riut.

Prokurori Publik i Torinos kishte lëshuar një urdhër arrest ndaj 23-vjeçarit rumun. Ai kishte dhunuar barbarisht një prostitutë 22 vjeçare shqiptare.

Njeriu i akuzuar për “ vrasje të mbetur në tentativë” dhe “dhunë seksuale”, është kapur pas dy muajsh.

Më 28 korrik 2018, vajza e re ishte shtruar në spital në gjendje shumë serioze për jetën. Ajo ishte dërguar në  pavijonin e traumave të C.T.O. e Torinos. Vajza ishte gjetur e shtirë në mes të rrugës dhe ishte rrahur për vdekje. Viktima kishte pranuar se ajo prostituonte në rrugët midis Corso Bramante dhe Via Foà.

Të premten  më 27 korrik, rreth orës 4 të mëngjesit, asaj i ishte afruar  një furgon. Mjeti drejtohej nga i riu rumun. Vajza e re e kishte ndjekur nga pas.

Pasi e kishte dhunuar dhe përdhunuar vajza kishte dashur të zbriste nga furgoni. Ai  kishte shtuar shpejtësinë dhe vajza kishte rënë pa ndjenja në tokë. Ai kishte tentuar ta vriste prostitutën shqiptare.

Hetimet e menjëhershme çuan në identifikimin e furgonit tip “ Nissan Model Primastar”.  Mjeti ishte i  regjistrua në emër të një shtetasi tjetër rumun. Ai nuk e kishte raportuar vjedhjen e mjetit në komisariat. Mjeti ishte gjetur më pas në Padova.

Nga rindërtimi i fakteve doli se menjëherë pas incidentit, automjeti kishte shkuar në drejtim të qytetit të Padovës.

Nga verifikimi i telefonatave dhe profileve të emrave të dyshuar në Facebook, u bë i mundur identifikimi i autorit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu