Reportazh

Të shesësh fëmijën për t’u ushqyer

               Publikuar në : 12:07 - 22/11/18 S.N

Varfëria e tejskajshme ka detyruar një familje në Afganistan të shesë fëmijën 6-vjeç, në mënyrë që të ushqehej pjesa tjetër e familjes.

Mamareen humbi bashkëshortin e saj në luftë, shtëpinë e saj dhe tashmë të bijën se nevojë urgjente për të ushqyer fëmijët e tjerë. Ajo qëndron në një kamp refugjat jashtë Heratit. Mamareen ia shiti Najmuddin të bijën, Akila për 3.000 dollarë. Ai e bleu vogëlushen për ta martuar me djalin e tij 10-vjeçar.

“U largova nga fshati me tre fëmijët e mi për shkak të thatësirës së madhe. Erdha këtu duke menduar se do të merrja ndihmë sociale, por nuk mora asgjë. Për të shmangur vdekjen nga uria, ia dhashë vajzën time një burri për 3000 dollarë, por mora vetëm 70 dollarë. Nuk kisha para, e as ushqim, burri im u vra”, tha gruaja.

E pyetur nëse Akila e dinte fatin e saj, e ëma tha: Ajo nuk e di që e kam shitur. Si ta dijë? Ajo është një fëmijë. Por nuk kisha zgjidhje tjetër. Kush do shiste një pjesë të zemrës, përveç se nëse do u duhej patjetër ta bënin?

Burri që e bleu vajzën, tha për CNN: “Familja e saj nuk kishte ushqim për të ngrënë. Ata ishin të uritur. E di që edhe unë jam i varfër, por jam i sigurt që mund ta paguaj atë avash brenda 2-3 vitesh.”

Kur u pyet nga kameramani ‘a nuk janë fëmijë?’, ai tha: “Nuk ka rëndësi. Këto gjëra ndodhin këtu. Edhe një burrë i moshuar mund të martohet me një vajzë të re. Kjo ndodh”.

Najmuddin është një nga viktimat që e pësoi keq gjatë thatësirës që kaploi Afganistanin. Ai tha se kishin humbur gjithçka: delet, lopët dhe dhitë, të gjitha ngordhën për shkak të urisë pasi nuk kishte sanë për to.

Rasti i Akilës nuk është rast i izoluar. Një burrë që refuzoi të japë emrin e tij diskutoi mbi shitjen e vajzës së tij 4-vjeçare: “Nuk kisha zgjidhje tjetër, nuk kisha para dhe nuk kisha burim të ardhurash. Burri erdhi këtu dhe më dha dy opsione: të paguaj borxhin që i kisha, ose t’i jepja vajzën. Unë zgjodha opsionin e dytë”./ TIRANA TODAY

Kthehu