Rajoni - Bota

Të mbijetuarit që i shpëtuan masakrës së Las Vegasit dhe të Kalifornisë

               Publikuar në : 15:13 - 08/11/18 lm

Një numër njerëzish në Borderline Bar & Grill në Thousand Oaks, në Kaliforni, ku një person i armatosur hapi zjarrin, i kishin mbijetuar edhe të shtënave në Las Vegas.

Siç është raportuar nga mediat e huaja, dymbëdhjetë vetë u qëlluan dhe u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr në një vend të mbushur me njerëz dhe në një bar në Kaliforninë jugore.

Ka qenë një njeri i veshur me të zeza ai që qëlloi rojën e sigurisë, para se të qëllonte në drejtim të pranishmëve brenda.

Por çfarë ka rënë në sy, është një deklaratë e një dëshmitari të ngjarjes, i cili ka thënë se kishte miq të shumtë në Borderline, të cilët i kishin mbijetuar të shtënave në Las Vegas, pak më shumë se një vit më parë.

“Shumë nga miqtë e mi mbijetuan në Route 91”, citohet të ketë thënë ai. “Nëse ata mbijetuan atëherë, do të mbijetojnë edhe këtë herë”.

Bëhet fjalë për një ndër vrasjet më masive të këtij lloji në historinë e SHBA-ve, ku mbetën të vdekur 58 persona.

Ndërkohë, dëshmitarë të tjerë kishin thënë se sulmuesi kishte mësyrë i veshur me një xhaketë të zezë, i armatosur me armë dhe granata tymi, transmeton tg.

Ai, siç thuhet më tej, u qëllua për vdekje, pas një përplasje armësh me policinë.

Kthehu