Kronikë

Taulant Muka tregon të vërtetën mbi lajmin e përplasjes me studentët

               Publikuar në : 13:55 - 07/12/18 S.N

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka i është bashkuar protestës së studentëve. Madje, ai preu biletën dhe erdhi nga jashtë për t’u solidarizuar me studentët, ndërsa e cilësoi atë si gjënë më të bukur që mund të ndodhte në Shqipëri.

Por, duket se ka pasur një keqkuptim në media, teksa u raportua se Muka u përplas me studentët, pasi këta të fundit tentuan ta largojnë nga protesta.

Pas kësaj, Muka është detyruar të bëjë një sqarim në Facebook, ku shkruan se nuk ka pasur asnjë përplasje mes tij dhe studentëve.

Sqarimi i Mukës:

Keshillat studentore po perpilojne nje deklarate te perbashket!
Ju lutem mediave, une nuk u perplasa me askend! Isha dhe une bashke me studentet dhe thirra “Jo Politike”. Fjala ime erdhi si kerkese e studenteve! Ata sot jane forca jone, dhe duhet te bashkohen dhe me shume, dhe te kerkojne rishikimin te titujve akademik! Kjo siguron ne auditore pedagoge jo kriminela dhe me diploma fallco, por qe japin dije dhe aftesi per te gjetur nje pune neser ne profesionin qe mbaron studimet, dhe jo te perfundojne ne call center. Keshillat studentore tashme jane duke perpiluar kerkesat dhe tarifa te uleta dhe cilesi! Eshte here e pare ne 30 vite qe keshillat studentore po perfaqesojne denjesisht zerin e studenteve!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu