Foto Galeri

Tarifat e shkollimit/Studentët bojkotojnë mësimin, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

               Publikuar në : 10:03 - 05/12/18 marsela

Në shenjë revolte për tarifën e studimit, studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë vijuar sërish me protestën e tyre. Të mbledhur para fakultetit, ata kanë bllokuar njërën prej korsive, ndërsa vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, janë sot në ditën e dytë të protestës, ku kanë bojkotuar mësimin, pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

Studentet kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit, për çdo provim të mbartur.

Ata kërkojnë gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryhet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër, dhe jo në muajin dhjetor.

Studentët të cilët janë vetë-organizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj, i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës, dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!”, shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

Kthehu