Futboll

Tare lëshon bombën: Serie A e falsifikuar

               Publikuar në : 15:55 - 13/03/18 Enno

Igli Tares i është sosur durimi me mënyrën se si po trajtohet ekipi i Lazios në fushën e lojës, sa i përket vendimeve të gjyqtarëve. Edhe në ndeshjen me Cagliarin ka pasur episode të dyshimta, apo përdorimi i VAR-it në dy standarde, ku viktima ishte ekipi bardhekaltër. Tare është shfaqur mjaft i acaruar në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, madje është shprehur edhe se kampionati italian është i falsifikuar.

Nuk iu dha penallti Lazios pas ndërhyrjes ndaj Immobiles dhe nuk u kërkua ndihma e VAR-it, ndërsa me 11-metërshin e Cagliarit ndodhi e kundërta. Pse kishte dy interpretime të ndryshme?

Pikërisht kjo është pyetja, madje edhe e jona. Nuk kam një përgjigje. Thjesht mund ta përsëris, pse dy interpretime të ndryshme. Ajo ndaj Immobiles nuk ishte penallti e zakonshme, ishte dyfish penallti dhe nuk ndodh thuajse kurrë një episod i tillë në futboll. E prek fillimisht një futbollist i Cagliarit, pastaj tjetri. E shtrinë në tokë të dy. Nuk mund ta kuptoj si nuk e panë.

Keni biseduar me Guidan? Si iu përgjigj arbitri?

Sipas tij, këtë na ka thënë, nuk kishte dyshime. Nuk ishte penallti.

Pse?

E justifikoi duke folur për simulim. Immobile kishte simuluar rënien.

Atëherë përse nuk e ndëshkoi me karton për simulim? Guida i nxori karton të verdhë për protesta.

Nëse mendonte se kishte simuluar, duhet ta kishte ndëshkuar me të verdhë, pikërisht për këtë motiv dhe jo për protestë. Janë disa situata që nuk kanë logjikë. Shikoni penalltinë e dhënë për Cagliarin. VAR-i, thotë protokolli, ndërhyn në fund të një aksioni dhe para se të rinisë loja, kur topi është i ndalur për një goditje këndi apo të lirë. Në këtë rast, Guida u ndal nga Gavillucci gjatë lojës dhe u dha 11-metërsh. Topi ishte në lëvizje.

Si mund të ecet përpara kështu?

Nuk e di. Jemi lodhur duke folur. Nuk e bëmë pas ndeshjes me Juven, që ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit, pavarësisht se ishte një penallti e qartë. Sepse ndërhyrja e Benatias ndaj Leivas ishte e dukshme. U dëmtuam edhe një javë më parë. Tani e pranojnë edhe ekspertët, që nuk e kanë pëlqyer kurrë Lazion. Jemi dëmtuar para syve të të gjithëve.

Janë shumë episode që rëndojnë në kampionat…

VAR-i na zbritur shumë në klasifikim. Unë them 12 pikë. Të themi vetëm 6? Dakord, janë vetëm 6 pikë, për shkak të interpretimeve të gabuara dhe nga gabimet që janë para edhe në TV, siç ishte goli me dorë i Cutrones gjatë ndeshjes me Milanin. Pozicioni i Lazios sot do të ishte tjetër, nuk them në zonën Champions, por thuajse aty. Kështu po falsifikohet kampionatin ynë.

Kthehu