Sulmohet Ambasada e SHBA në Malin e Zi, agresori hedh veten në erë - Tirana Today

Sulmohet Ambasada e SHBA në Malin e Zi, agresori hedh veten në erë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të së enjtes pranë ambasadës amerikane në Podgoricë të Malit të Zi.  Ngjarja është konfirmuar edhe nga qeveria e Malit të Zi, ku me anë të një postimi në “Twitter” tha se një person, ende i paidentifikuar hodhi veten në erë pranë ambasadës, ndërsa më herët kishte hedhur një granatë pranë kryqëzimit të Qendrës së Sporteve në Ambasadën e SHBA.


 “Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”.

Qeveria malazeze tha se “me gjasë, mjeti shpërthyes ishte granatë dore. Hetimet janë duke u zhvilluar”, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Nuk ka pasur dëme në njerëz e as dëme materiale në ambasadën amerikane, e cila paralajmëroi shtetasit amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ambasadën deri në një njoftim të radhës. Të gjitha shërbimet konsullore për ditën e enjte, janë anuluar.

Mali i Zi, një nga vend i vogël me dalje në det, u bë anëtari i 29-të i NATO-s në muajin maj të vitit 2017.

Shkaqet e këtij sulmi janë ende të paqarta, ndërsa shtetasve amerikanë i është kërkuar që të qëndrojnë në vende të sigurta deri në një qëndrim të radhës.


Kategori
KryesoreMali i ZiTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu