Kryesore

Studentët s’kanë të ndalur. Çfarë nuk u pa dje dhe çfarë do ndodhë sot

               Publikuar në : 07:32 - 07/12/18 marsela

Një ditë më parë, studentët protestuan për tarifat e larta të universiteteve, si dhe taksën që kishte vendosur qeveria për të tarifuar çdo student që futet në riprovime.

Ishte evidente se gjatë marshimit për tek Ministria e Arsimit, studentët patën edhe mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, ku të gjithë e duartrokitën këtë nismë. Duket se ata nuk kanë ndërmend që të ndalen, deri në plotësimin e të gjithë pikave të parashtruara më herët.

Edhe sot parashikohet protestë edhe më masive, kjo për faktin që protesta e djeshme pati sukses. Takimi do bëhet përsëri tek fakultetet përkatëse, ku do bëhet edhe mbledhja dhe pastaj do vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit.

Kërkesat janë po të njëjta, ku me shumë kërkohet përmirësimi i kushteve të konviktit, si dhe përgjysmimi i tarifës.

Në momentin që të mblidhen të gjithë bashkë tek Minsitria e Arsimit, studentët mund të marshojnë për tek Kryeministria, por kjo në varësi të vendimit që do merret.

Sakaq, mësohet se protesta  do vijohet edhe në universitetet e Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit dhe Korçës. Pritet që një përfaqësi nga këto univeristete të vijë në Tiranë. Universiteti Bujqësor do bashkohet me studentët tek Ministria e Arsimit.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu