Shqipëria

Studentët në pikë të hallit, pedagogët flasin kur iu preket xhepi

               Publikuar në : 16:02 - 13/02/18 Nijazi Mema
Pedagogët e Universiteteve publike kanë reaguar ashpër në lidhje me vonesën e kalimit të pagave nga Ministria e Arsimit. Stafi universitar ka mbajtur qëndrime të dyfishta në lidhje me performancën, por ndërkohë studentët janë ata, të cilët paguajnë të gjitha faturat e “dështimeve”-shkruan Tirana Today.

Ndërkohë, shumica dërrmuese e stafit akademik kanë qëndruar të heshtur përballë diskriminimeve financiare të bëra ndaj studentëve. Pavarësisht propagandës së bërë në lidhje me fondet e kërkimeve shkencore, në një vëzhgim të kryer rezulton se nuk ka asnjë shpenzim për të siguruar literaturë shkencore, e cila do iu nevojitej studentëve për të thelluar njohuritë e tyre pa shpenzime ekstra-shkruan Tirana Today.

Deri sot Pedagogët e Universiteteve tona publike, ata që janë zgjedhës të Rektorëve e Dekanëve, ata që duhet të jenë shembulli i lirisë së shprehjes, mendimit, gjykimit dhe artikulimit cilësor e kritik, NUK kanë dashur t’ja dinë për fondet dytësore, buxhetet që i vinë institucionit edhe si pjesë e pagesave të tarifave të studentëve. Lajmin lexojeni këtu

Statusi në Facebook

Ata nuk janë ndjerë, as kur studentët e tyre janë (vetë) përjashtuar nga ndjekja e fakultetit në pamundësi për të paguar, e as kur studenti nuk ka fituar asgjë nga një kurikul dhe proces akademik i dobët që nuk përligj as tarifën.

Sot që MA deklaron se një pjesë e pagave të pedagogëve do paguhet nga kjo tarifë, pedagogët u bënë të ndjeshëm. Jo për të ulur ngarkesën financiare të studentit, por për të patur një pagë të sigurt buxhetore, që nuk do të lidhet me kërkesë ofertën për universitet publike.

Lexoni tek ODA se sa janë Tarifat që paguajmë ne shqiptarët për programet dhe vitet studentore. Futuni tek Transaksione Thesari dhe shiko se për çfarë shpenzojnë Universitetet buxhetet publike dhe fondet dytësore. Po gjetët ndonjë shpenzim për blerje literaturë shkencore ju lutem ma bëni me dije se unë nuk kam gjetur në këto 5 vite monitorim. TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu