Kryesore

Studentët ia mbledhin qeverisë. Këta janë ngelësit që kërkon Gjermania

               Publikuar në : 13:34 - 06/12/18 marsela

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin dhe heq tarifën për provimet e mbartura. Kjo tërheqje ndodhi pas protestave të dhjetëra studentëve, të cilët u grumbulluan para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Me pankarta në duar, ata kanë bërë thirrje për plotësimin e kërkesave të parashtruara më herët prej tyre. Situata nuk ka qenë aspak e qetë, pasi ka patur raste kur studentët kanë hedhur vezë dhe letra higjienike drejt godinës.

Po kështu, ata kanë varur bluzat e bardha të infermierëve dhe mjekëve të rinj në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, dhe krahas tyre një pankartë “Ngelësit që kërkon Gjermania”. Ishte ky mesazhi i radhës që vjen nga ta kundrejt qeverisë.

“Ngelësit që kërkon Gjermania”, në fakt sot po shkaktojnë krizën më të madhe në sistemin shëndetësor shqiptar, pasi nuk trajtohen me paga dhe kushte pune pas diplomimit dhe kualifikimit, ndërsa janë të mirëpritur në Gjermani.

Aty ata gjejnë kushtet e duhura për të punuar dhe mbi të gjitha, një pagë të kënaqshme, ku vlerësohet puna e secilit.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu