Shqipëria

Studentët ia dalin, tërhiqet Ministria e Arsimit

               Publikuar në : 13:05 - 06/12/18 marsela

Pas protestës masive të studentëve, mesa duket ka patur një reflektim nga ana e qeverisë. Nikolla tha në një deklaratë për mediat se Ministria as bën ulje dhe as rritje tarifash, dhe se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 për provimet e mbartura.

“Jemi dakord me kërkesat e studentëve. Do të tërheqim pikën 4 të Vendimit të Këshillit të Ministrave për vendosjen e tarifave për provimet e mbetura”, u shpreh Nikolla.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë, ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni mes studentëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 % të kostos reale të studimit”.

Po kështu ajo i ka kërkuar dekanëve dhe rektorëve të universiteteve në Tiranë, që të diskutojnë për pikat e tjera të parashtruara.

Studentët janë të pakënaqur, pasi presin një shkresë zyrtare për shfuqizimin e VKM-së për ri-provimet, si dhe plotësimin e tre kërkesave të tjera.

“Ne nuk dorëzohemi”, brohorasin studentët përpara Ministrisë së Arsimit.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu