Kryesore

S’kemi lekë as për pankarta. Studentët dorëzojnë bluzat e bardha (foto)

               Publikuar në : 13:47 - 06/12/18 marsela

Edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe të Infermierisë i janë bashkuar sot protestës para Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë vendosur në kangjellat e godinës së Ministrisë bluzat e bardha, me një mesazh mjaft domethënës.

Shumë studentë ndjekin degën e Infermierisë, si rrugë për t’u larguar drejt Gjermanisë.

Ndonëse është një e vërtetë e hdhur, shumë prej studentëve marrin rrugën për tu arratisur, pasi kushtet në Shqipëri janë tejet të vështira.

Shumë studentë me rezultate të shkëlqyera arratisen drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë, ku dhe paga është e kënaqshme.

Infermierë me përvojë largohen nga Shqipëria pasi ndjehen të pavlerësuar, të pa motivuar e të papaguar për punën që bëjnë.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu