Rajoni - Bota

Situatë e tensionuar/ Serbia paralajmëron vendosjen e vizave për shqiptarët

               Publikuar në : 09:14 - 11/10/18 marsela

Autoritetet e Serbisë kanë njoftuar se mund të rikthejnë regjimin e vizave me Shqipërinë. Ky lajm është përcjellë nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanovic. Ministri ka deklaruar për mediat, se kjo masë është e nevojshme. Për të, shqiptarët kanë keqpërdorur lëvizjen pa viza.

“Ky hap po merret pasi për fat të keq, një numër qytetarësh nga Shqipëria e kanë keqpërdorur levizjen pa viza”, ka thënë ministri për mediat në Serbi.

Stefanoviç nuk ka treguar detaje se si është bërë ky keqpërdorim. Disa media serbe kanë raportuar se kjo masë po zbatohet pas refuzimit të hapur të Tiranës zyrtare për investimet serbe, siç ishte rasti me Telekomin Serb, që ishte pjesë e kompanive të interesuara për të blerë Telekom Albania.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu