Kronikë

Si u zhduk urdhri i ekstradimit për vëllain e Fatmir Xhafajt

               Publikuar në : 21:56 - 14/06/18 lm

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, me një vëlla të dënuar në Itali për trafik droge me 7 vite burg, por që nuk u krye asnjëherë.  Ai, ‘qarkullon lirshëm, sepse nuk ka një kërkesë për ekstradim?

Një histori shqiptare, e një familjeje politike klanore.

Historia e çuditshme e vëllait trafikant të ministrit të Brendshëm te Shqipërisë.

Agron Xhafaj është trafikant droge i arrestuar në Itali në vitin 2002 me ndihmën e anti-drogës amerikane, i dënuar në fund të gjitha proceseve të detyrueshme me 7 vjet burg, por ai nuk e ka kryer asnjë here këtë dënim sepse u arratis dhe rrinte i qetë për në shtëpinë e tij në Shqipëri.

Në krye të Ministrisë së Brendshme, një pozicion delikat, në Tiranë qëndron Fatmir Xhafaj, një nga vëllezërit e familjes më të rëndësishme dhe të famshme të Vlorës.

Ministri i hutuar apo çfarë?

Në Shqipëri lidhjet familjare sundojnë gjithçka. Kjo edhe për shkak se ministri i tanishëm u emërua për të zëvendësuar paraardhësin e tij Saimir Tahirin, i cili u detyrua të japë dorëheqjen për marrëdhënie ‘shumë te ngushta’ me kanabisin, për shkak të përfshirjes me kushëririn e tij i dënuar në Itali. Tani rezulton se ish-ministri po hetohet edhe nga prokuroria e Catanias.

Histori e keqe edhe për palën italiane në të njëjtën kohë

Si ishte e mundur që në Shqipëri ku ndodhen dhjetëra misione italiane, politike, diplomatike, ushtarake, gjyqësore, shërbimeve të inteligjencës dhe askush nuk e mori vesh se narkotrafikanti Agron Xhafaj ishte vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj?

Kryeministri Edi Rama, nuk dinte asgjë për këtë? Dhe Interpoli, po kërkesa për ekstradim ku është zhdukur?

Nga mediat shqiptare kemi mësuar deklaratën që ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo bëri për televizionin ‘Klan’. Sipas diplomatit, do të ishte normale që ekstradimi të mos kërkohej për vëllain narkotrafikant të Ministrit të Brendshëm. Jo një favor politik siç të gjithë dyshojnë me të drejtë, por prej faktit se Italia kurrë nuk kërkon ekstradimin e një personi me një dënim të lehtë!?

Një fakt, kjo gjë nuk ka ndodhur me shumë shqiptarë të tjerë të dënuar për gjera më pak të rëndësishme, të cilët janë ekstraduar për në burgjet italiane.

Fati i mire i ka renë Xhafajt tonë, që nuk është kërkuar ekstradimi për në Itali. E faji mbetet jetim…

 Diplomaci sipas Kodi Penal

Titull i fortë ai i sotshmi i Exit.al nga gazetari Carloalberto Rossi, një qytetar italian që jeton në Tiranë. Roli i supozuar i mbulimit për qeverinë socialiste të Edi Ramës, aktualisht në detyrë, nga diplomacia italiane nuk konsiderohet shumë diplomatik ose të paktën i baraslarguar. Jo vetëm historia e vëllait narko-trafikant të ministrit shqiptar, i cili është liruar, dëbuar, dënuar dhe kurrë nuk është kërkuar ekstradimi nga policia italiane.

Burimi: remocontro.it

Përshtati: Tirana Today

Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu