Të Gjitha

Si u shpëtuan infermieret amerikane në Shqipëri në nëntorin e 1943-it

               Publikuar në : 14:29 - 05/12/18 marsela

Tridhjetë ushtarakë amerikanë, gjendeshin në bordin e një avioni që kreu ulje të detyruar në kodrat e Belshit në Elbasan më 8 nëntor 1943. Dyshohej se ai ishte goditur nga gjermanët, që nxituan të shkonin në vendin e ngjarjes.

Por para tyre mbërritën banorët e zonës dhe disa partizanë që i morën në mbrojtje dhe dogjën avionin. 13 infermiere, 13 sanitarë, dhe 4 pjesëtarët e ekuipazhit e strehuan për 2 muaj e ca në shtëpitë e fshatarëve të zonës. Ata mbërritën pastaj në Berat, nga ku kontaktuan me komandën e trupave amerikane në Itali për t’u evakuuar. Gjermanët ranë në gjurmë të tyre dhe bombarduan qytetin.

Amerikanët u larguan me nxitim, duke u ndarë në dy grupe. 27 prej tyre të ndihmuar edhe nga elementë të Ballit Kombëtar, arritën në fillim të janarit në Gjirin e Karaburunit.  Dhe prej andej u transportuan me një motovedetë në Itali.

Tre infermiere amerikane, mbetën në Shqipëri edhe për dy muaj të tjerë. Ato u pajisën me shumë vështërësi me pasaporta shqiptare me identitet të rremë, dhe mbërritën në Karaburun më 19 mars 1944. Vetëm 2 ditë më vonë, arritën të shkojnë në Bari të Italisë.

Kthehu