Si u bë Rovena Gashi me 2 shtëpi e makinë të re kur e mori pranë vetes Llalla - Tirana Today

Si u bë Rovena Gashi me 2 shtëpi e makinë të re kur e mori pranë vetes Llalla

Nuk kanë të sosur çuditë me Rovena Gashin, ish Drejtoreshën e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas publikimit të skandalit të fshehjes së 16 pasurive nga ana e saj në një vlerë mbi 2 milionë euro, dalin në pah te tjera detaje të cilat tregojnë se e gjithë rruga pa kthim drejt zhytjes së saj në rastet e mëdha të korrupsionit siç sekretari Amerikan i Shtetit tha për Adriatik Llallën, kanë nisur në Prokurorinë e Përgjithshme.


Më poshtë po botojmë deklaratat e pasurisë së Rovena Gashit të plotësuara me dorën e saj, të vitit 2012 dhe atë të një viti më pas, të vitit 2013.

Është shumë interesante të konstatosh se gjatë vitit 2012 kur ishte një prokurore e thjeshtë zonja Gashi jetonte në një banesë në Durrës ku asaj i takonin 20% (1 milion lekë të reja) ose 10- 15 metra të një shtëpie 2+1 dhe shkonte në punë me një Fiat Punto.

Ndërsa po të shohësh deklaratën e vitit 2013, kur ajo sapo është emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i ri i vendit (7 dhjetor 2012) Adriatik Llalla, në pozicionin e Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, atëherë ka nisur edhe lulëzimi i saj i menjëhershëm pasuror.

Brenda një viti, e shohim që Rovena Gashi të ketë tashmë shtëpi të re në Tiranë, shtëpi të re në Durrës dhe pasi ka çuar për “skrap” Fiat Punton e saj të famshme, është bërë edhe me makinë të re. Të gjitha këto, kushtojnë më shumë se 200 mijë euro, ndoshta. Por zonja Gashi tashmë ishte krahu i djathtë i Kryeprokurorit të Shqipërisë dhe nuk i dridhej më dora për të investuar që të ngjitej edhe nga ana pasurore, në lartësinë e re që e ngriti fati dhe puna e saj me z. Llalla.

Më poshtë deklaratat e pasurisë së viteve 2012 dhe të 2013 që shpjegojnë këtë kapërcim pindarik të stadit social ekonomik dhe standardit të jetesës së Rovena Gashit.

DEKLARATA E PASURISE E VITIT 2012

Siç mund ta shihni nga faqja e parë e kësaj deklarate, znj. Rovena Gashi ishte një prokurore e thjeshtë pranë Prokurorisë së Tiranës.

DEKLARATA E PASURISE E VITIT 2013

Siç mund ta shihni në faqen e parë këtu poshtë, ky është edhe viti i parë që znj. Gashi bën deklarimin e pasurisë jo më si deri në vitin 2012 si një prokurore e thjeshtë, por tashmë në detyrën e Drejtoreshë së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, kur Adriatik Llalla i sapozgjedhur Prokuror i Përgjithshëm e ngriti në detyrë, për shkak të meritave të saj të veçanta!/Alpenews.al


Kategori
KronikëKryesoreShqipëriaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu