Editorial - Opinione

Si mafia e përdor dhunën për të ndikuar mbi politikën italiane

               Publikuar në : 21:58 - 11/10/18 lm

Nga Gianmarco Daniele “The Conversation”/ Italia, nuk është i vetmi vend që ka probleme me krimin e organizuar. Por filmat si Scarface, The Godfather dhe Gomorrah i kanë dhënë famë botërore organizatave kriminale italiane. Portrete të të tilla të kulturës pop, kanë prirjen të romanticizojnë një dukuri të rrezikshme, që është shumë reale për jetët e atyre që ndikon.

Sidoqoftë, ajo që televizioni dhe filmat kanë dashur të përcjellin është që rrjetet kriminale të Italisë janë mjaft të fuqishme për të kërcënuar qeverinë. Sipas studimit të parë gjithëpërfshirës të vendit mbi dhunën politike, Italia ka përjetuar 1.191 sulme të dhunshme kundër politikanëve midis viteve 2013-2015.

Numërimi u krye nga organizata jofitimprurëse italiane “Avviso Pubblico”. Po si e prek kjo dhunë e shumë-përhapur në politikën italiane? Një studim i ri në Gazetën e Ekonomisë Publike, në të cilën isha bashkë-autor me politogen e Universitetit të Pensilvanisë në SHBA, Gemma Dipoppa, analizon të dhënat e reja.

Pse kriminelët sulmojnë politikanët? Qëllimet e organizatave kriminale, ndryshojnë nga grupi në grup. Krimi i organizuar, është përkufizuar si një ndërmarrje kriminale shumë e centralizuar dhe shpesh ndërkombëtare, që synon të depërtojë në politikë, dhe të shfrytëzojë burimet publike për përfitime private.

Në Itali, studimi ynë gjeti, se mafia kërcënon shpesh politikanët të firmosin kontrata qeveritare, që merren em menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërtimeve dhe shërbimet e tjera publike. Politikanët e veçantë që kërcënojnë këto interesa biznesi, mund të gjenden të rrezikuar. Sulmet fizike, zjarrvënia dhe kërcënimet, janë taktikat e preferuara të mafias. Këto krime përbëjnë 70 për qind të 1.191 sulmeve politike të dokumentuara nga “Avviso Pubblico”.

Për shembull, pasi drejtori i një parku kombëtar në Siçili në vitin 2016, forcoi kontrollet anti-mafia për kompanitë e zonës që aplikonin për të punuar në park, ai i shpëtoi për pak një atentati të kryer ndaj tij në orët e vona të natës. Politikanët e tjerë janë të korruptuar, duke e rënduar situatën e krimit të organizuar në Itali.

“Ne të gjithë jemi të detyruar të bëjmë detyrën tone!”- tha një burokrat i Napolit, i cili u përgjua duke marrë ryshfete nga mafia. Gjatë viteve 1991-2018, policia italiane ka shpërndarë 266 këshilla të qyteteve të ndryshme, për shkak se ato kishin pasur lidhje me organizatat kriminale. Interesant është fakti që asnjë nga rastet e dhunës së dokumentuar, nuk ka të bëjë me figurat politike kombëtare.

Dhe kjo pasi ka të ngjarë që sulmim ndaj politikanëve të mirënjohur, do të sjellë më shumë ekspozim në media. Përkundrazi, mafia italiane shënjestron zakonisht zyrtarët lokalë. Kryebashkiakët ishin objektivi i 310 nga 1.191 sulmeve të dokumentuara mbi politikanët gjatë viteve 2013- 2015.

Italianët e dinë këtë, sepse këto histori shfaqen rregullisht në gazetat lokale. Për shembull, kryebashkiaku i Marçianizes, një qytezë e vogël pranë Napolit, u largua nga detyra në fillim të vitit 2018 pas një valë kërcënimesh. Dhe kryebashkiaku i Ricikonit, në provincën jugore italiane të Rexho Kalabrias, është vendosur në listën e zezë nga disa anëtarë të komunitetit – madje edhe nga disa prej të afërmve të tij – pas raportimit në polici të presionit të mafias ndaj tij.

Sulmet e mafies ndaj politikanëve, liden zakonisht me ciklin zgjedhor. Në rajonet ku organizatat kriminale janë më të fuqishme – si në Siçili, Kalabria dhe Kampanja – hulumtimi ynë zbuloi se dhuna politike ka më shumë gjasa të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

Dhuna politike, ka 25 për qind më shumë gjasa të ndodhë 4 javë pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Ajo dërgon një mesazh tek zyrtarët e sapozgjedhur:Ata janë partnerët e rinj negociues të mafies në qeveri. Ata duhet të kuptojnë rreziqet, që lidhen me mosbindjen ndaj vullnetit të krimit të organizuar.

Dhuna politike strategjike, ka një efekt shkatërrues në jetën politike në Itali. Hulumtimi im i mëparshëm tregon se nëse politika duket si një punë e rrezikshme, disa individë kompetentë dhe të arsimuar, do të dekurajohen të hyjnë në fushën e lojës. Dhuna politike e mafias, e shtrembëron procesin zgjedhor, duke ulur cilësinë e grupit të kandidatëve dhe duke kompromentuar zyrtarët. Natyrisht, dinamika të tilla të rrezikshme, nuk janë të kufizuara vetëm në Itali.

Gjatë zgjedhjeve të këtij viti në Meksikë, 132 politikanë dhe kandidatë u vranë. Kartelet e drogës, besohet se qëndrojnë prapa shumë prej këtyre vrasjeve, edhe pse krimet mbeten të pazbardhura. Në Kolumbi, ky problem është edhe më i prehtë.

Në vitin 2002, guerilët e FARC, filluan një fushatë për të trembur zyrtarët publikë që nuk mbështesnin kauzën e këtij grupimi. Pesë politikanë u vranë, dhe 222 nga 463 kryetarë të bashkive në Kolumbi dhanë dorëheqjen, për shkak të kërcënimeve me vdekje.

Procese të ngjashme, kanë gjasa të ndodhin në vende të tjera, me grupet e krimit të organizuar që janë mjaft të forta dhe të mirëorganizuara, për të kërcënuar politikanët dhe nëpunësit e tjerë civilë, mes tyre edhe në Serbi dhe Sllovaki. Dhe ndërsa krimi i organizuar pasurohet, zbulimet tona tregojnë se ai po i imponohet politikës lokale.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu