Të Gjitha

Si aleanca me politikën, e ka bërë mafian serbe ndër më të rrezikshmet në botë

               Publikuar në : 13:22 - 12/10/18 marsela

Mafia serbe, cilësohet si një ndër më të rrezikshmet në Europë dhe me gjerë. Organizatat e saj kriminale, janë të përfshira kryesisht në kontrabandë, trafik armësh, trafik droge dhe lojëra ilegale. Kumbari i mafies serbe gjatë viteve 1970-1980, ishte Ljuba Zemunac. Në vitet 1990 e tutje, grupi më i famshëm kriminal ishte i ashtuquajturi Klani i Zemunit, me qendër në Beograd. Shpërbërja e Jugosllvalisë, luftërat e përgjakshme dhe embargoja ndërkombëtare e izoloi ekonomikisht Serbinë.

Të dëshpëruar për para, shumë ish-ushtarë dhe të rinj iu kthyen jetës kriminale. Kulmi i fuqisë dhe ndikimit të Klanit ndodhi në periudhën 2000-2003, kur ata arritën të vrisnin ish-presidentin Jugosllav Ivan Staboliç dhe kryeministrin serb Zoran Gjingjiç. Ata vranë në fillim të vitit 2000 Arkanin, një tjetër eksponent i krimit të organizuar, që cilësohej si një rival.

Por klani ka kryer eleminime edhe në Kroaci, Malin e Zi dhe vende të tjera, kryesisht të gazetarëve që investigonin aktivitetin e tyre kriminal. Presidenti Sllobodan Milosheviç, e mbrojti mafian në këmbim të favoreve politike, duke pasur kështu lidhje të drejtpërdrejtë me aktivitetet e tyre. Ekspertët vlerësuan në vitin 2009, se mbi 10 mijë persona janë pjesë e 5 grupeve kryesore të krimit të organizuar që vepron në vend.

 

 

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu