Shtëpitë në Zharrëz/Banorët: U mashtruam, s’morëm as djersën tonë - Tirana Today

Shtëpitë në Zharrëz/Banorët: U mashtruam, s’morëm as djersën tonë

Banorët e fshatit Zharrëz në Fier protestuan për të kërkuar dëmshpërblimet për shtëpitë që thonë se u janë dëmtuar nga kërkimet për naftë të kompanisë Bankers.


Problemet kanë filluar që dhjetë vjet më parë. Gjendja e shtëpive sipas banorëve është shumë e rënduar si pasojë e shpërthimeve të shpeshta nëntokësore, ndërsa procesi i dëmshpërblimit që nisi një vit më parë nuk ka përfunduar ende.

Sipas një vendimi të qeverisë duhej të krijohej një fond prej 1.5 milionë dollarë për dëmshpërblimin e familjeve, nga të cilat 900 mijë dollarë qeveria ia ngarkuan Bankersit dhe 600 mijë të tjera u morën përsipër nga buxheti i shtetit. Deri tani banorët kanë marrë vetëm paratë e dhëna nga qeveria.

Banorët thonë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre në rast se shqetësimi i tyre nuk do të gjejë zgjidhje. Top Channel kontaktoi kompaninë Bankers, që përsëriti qëndrimin e njohur të saj se asnjë nga operacionet e Bankers nuk shkakton lëkundje apo tërmet prej të cilit janë dëmtuar shtëpitë e komuniteteve rreth fushës së naftës Patos-Marinzë.

Bankers ka deklaruar se po punon shumë ngushtë me Ministrinë e Energjisë dhe me ekspertin e pavarur që do të hartojë raportin përfundimtar që do të sqarojë sa më shpejt të jetë e mundur shkakun e këtyre lëkundjeve.


Kategori
ShqipëriaSocialeTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu