Shqiptari i “çeliktë” bllokoi luftën në Maqedoni - Tirana Today

Shqiptari i “çeliktë” bllokoi luftën në Maqedoni

Figura të njohura në jetën politike dhe akademike në radhët e shqiptarëve në Maqedoni kanë dhënë kontribut në parandalimin e luftës.


Por pak kush e di se kush është kjo figurë. Të gjithë e shikojnë çdo ditë në media, por nuk dinë të kaluarën e tij, e cila është sa diplomatike, por aq dhe heroike. Këtë fakt e kanë përmendur miqtë e tij, ndërsa figura e njohur është Ziadin Sela.

“Në Kongresin e parë të Aleancës për Shqiptarët ka një pjesëmarrje shumë të lartë të anëtarëve,si dhe nuk mungon prezenca e mysafirëve,figura të shquara të cilët që u mikpritës shumë ngrohtë nga partia që shënon sot Kongresin e tyre të parë,si një parti që prezanton shqiptarët në mënyrën më dinjitoze të mundshme”-shkruan INA. 

Sekretari i përgjithshëm i ASH njëherësh dhe kryetari I Komunës së Gostivarit në fjalimin e tij ju urojë të gjithë të pranishmëve mirëseardhjen në Kongresin e popullit dhe të heronjve”Ju uroj mirëseardhje në Kongresin e qytetarëve dhe popullit,kongresin e partisë më shpresë dhënëse sot për sot në Maqedoni. Në Kongresin që ka hero brenda tij,duke filluar që nga anëtari më i thjeshtë i cili nuk ka punë e as të holla për të çuar në shtëpi,por ka vullnetin të jetë mes nesh,dhe kryetari I partisë tonë z.Ziadin Sela i cili bëri që Shqiptarët,turqit,maqedonasit dhe çdo etni tjetër të kenë demokraci,ku gati dha jetën e tij më 27 Prill të vitit kaluar”.

Në fjalimin e tij Taravari e konsideron Hero kreun e Partisë së tyre,sipas tij Sela ka ndaluar luftën në Maqedoni natën e dhunshme në kuvend”Pasi zoti e shpëtoi mrekullisht,Sela bëri një gjë heroike,ndaloi luftën në Maqedoni,që atë natë vetëm një fjalë të kishte shkrepur,nuk ekzagjeroi kur them se I gjithë Ballkani do ishte ngatërruar”.Të drejtuar nga figure si Ziadin Sela jemi partia më e besuar në popull,sepse në kujdesemi për dinjitetin tuaj,dinjitet që e kanë nëpërkëmbur partitë që me parat tona e kanë rrëmbyer të ardhmen tonë,e mbi të gjitha të fëmijëve tanë vazhdon fjalimin Taravari.

Sipas këtij të fundit ASH është fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. ”Na quajtën parti e vogël që do shkriheshim brenda vitit mirëpo mbështetja e popullit ishte aq e fort,saqë jo që nuk jemi shkrirë por jemi fitues në zgjedhjet e ardhshme parlametare”.Ai thekson se nuk janë parti klieniste,janë parti e parë që dhanë dorëheqjen,sapo kuptuan që pushteti nuk do bashkëpunimin për të mirën e popullit,siç kishte premtuar.”Ne vendosëm me çdo kusht Gruevski të largohet,ashtu siç donte dhe Zoran Zaev,kishim qëllime të përbashkëta ne dhe ai,si rrëzimin e diktuarës,barazinë, të drejtat e Shqiptarët,por kur u futëm në pushtet me SDSM,kuptuam që shumë gjëra na ndanin dhe na dallonin”.Ne ërdhëm për ndryshim dhe e sollëm atë deklaroi Arben Taravari.


Kategori
MaqedoniTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu