Kryesore

“Shqipëria e Madhe” ndan qytetarët: Nuk e duam bashkimin

               Publikuar në : 16:54 - 04/08/18 S.N

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm nuk do të ketë më kufinj mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo do të thotë fillimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave midis dy shteteve. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Diasporës Pandeli Majko, i cili tha se është arritur një marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe ajo së Kosovës.

Por, ndërkohë qytetarët duket se janë të ndarë mbi mendimin nëse Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen.

“Kosova a ka qenë më Shqipërinë, përse u largua nga vendi ynë?! Tani është shumë vonë.”

“Ndoshta më shajnë, por unë nuk jam dakord. Ne jemi mirë kështu si jemi. Nuk kemi nevojë për Kosovën. Ne i duam kur na vijnë për turizëm, por për tjetër gjë nuk i duam shumë. Kam frikë se të vijnë ata do të ndodhin gjëra më keq se çfarë mendoj unë.”

Ndryshe mendojnë të tjerë qytetarë, të cilët shprehen se Kosova dhe Shqipëria janë një, andaj duhet të jenë bashkë.

“Nuk e di nëse ekziston ndonjë shqiptar që është kundër bashkimit. Shqipëria e Madhe është shpresa e çdo shqiptari.”

“Do të jetë shumë mirë nëse dy shtetet do të bashkohen, pasi do të kenë më shumë fuqi. Në këtë mënyrë edhe serbët do të frikësohen.”

“Nuk është aspak keq, madje është shumë mirë të bashkohemi. Sepse ne na bashkon diçka shumë e madhe e ai është gjaku.” TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu