Futboll

Shqipëri U-19 e papërmbajtshme, mposht Lazion dhe siguron finalen

               Publikuar në : 18:32 - 22/02/18 Enno

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka siguruar finalen e turneut “Roma Caput Mund”. Në ndeshjen e parë kuqezinjtë mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 Maltën e më pas Greqinë 2-0, radha për tu përballur ishte me ekipin italian të Lazios.

Kuqezinjtë mposhtën Lacion në sfidën e sotme me rezultatin 1-2, duke siguruar vendin e parë në grup, teksa nesër do të përballet në finale me Rumaninë U-19, e cila sikurse Shqipëria, u rendit e para në grupin e saj.

Golat për skuadrën e Bogdanit u shënuan nga Drini Halili dhe Samuel Nezha. Finalja nda Rumanisë U-19 do të zhvillohet në orën 10:30.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu