Shpërthim në fabrikën e armëve, plagosen punonjësit në Mal të Zi - Tirana Today

Shpërthim në fabrikën e armëve, plagosen punonjësit në Mal të Zi

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fabrikën e armëve “Tara” në Mojkovc të Malit të Zi, ku janë lënduar dy punonjës.



Këta të fundit ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe janë transportuar urgjentisht në Qendrën Klinike në Podgoricë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas shpërthimit, ata fillimisht u transportuan në Qendrën Shëndetësore Mojkovac, nga ku u transportuan në spitalin e Bijelo Poljes. Pas dhënies së ndihmës, ku u konstatuan djegie të rënda, punonjësit u transportuan me helikopter në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.



Menaxheri i fabrikës ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë rast, kurse hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit janë në vijim.





Në fabrikën e armëve “Tara” në Mojkovac edhe më parë ka patur shpërthime. Në qershor 2015, nga shpërthimi jetën e humbi një punonjëse ndërsa shtatë nga kolegët e saj u plagosën.


Kategori
Mali i ZiTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu