Futboll

Shpërndante kokainë në stadiumin e Juves, policia ndalon 41-vjeçarin

               Publikuar në : 19:43 - 08/11/18 Enno

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në prag të sfidës mes Juventusit dhe Manchester United. Policia ka zhvilluar një operacion, pasi kishte sinjalizime se në “Allianz Stadium” shpërndahej drogë dhe ka bërë të mundur arrestimin e një 41 vjeçari.

Në një kontroll të karabinierisë te një prej shitësve ambulantë, brenda shumë asortimenteve janë gjetur edhe 250 gramë kokainë të ndara në bustina të vogla, gati për shitje.

Pas arrestimit në flagrancë, policia ka urdhëruar edhe kontrollin e banesës së personit të prangosur, në të cilën është gjetur një laborator: 650 gramë kokainë e ndarë në bustina, 25.5 kilogramë hashash, 31 mijë euro kesh, si dhe disa para të falsifikuara.

Kthehu