Shoqata serbe, thirrje Vuçiçit: Dëno krerët e UÇK-së! - Tirana Today

Shoqata serbe, thirrje Vuçiçit: Dëno krerët e UÇK-së!

Nisja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duket se nuk u pëlqen shumë grupeve të ndryshme në Serbi. Së fundmi, shoqata e familjeve të serbëve të marrë peng dhe ta vrarë në Kosovë ka kërkuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç që të ngrijë dialogun me Kosovën në Bruksel.


Jo vetëm kaq, por në një deklaratë shpërndarë medies, ata kërkojnë që Gjykata Speciale të fillojë të punojë “me qëllim ndiqen penalisht dhe të dënohen krerët e UÇK-së terroriste kriminale për shkak të përgjegjësisë komanduese”, thuhet në deklaratë, raporton B92.

“Presim që presidenti Vuçiç t’ua përcjellë zyrtarëve të lartë të BE-së, Hahn, Junker dhe Mogherini porosinë se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e njeriut dhe drejtësia për viktimat e Kosovës, qoftë për hir të së kaluarës apo edhe për të ardhmen. Ne mbështesim dialogun, marrëveshjet, kompromiset për të kaluarën dhe të ardhmen, por vetëm me shqiptarët e ndershëm”, thuhet në kumtesën e kësaj shoqate.

Gjithashtu, ata theksojnë se “krerët e UÇK-së nuk do t’ua japin serbëve menaxhimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për shkak të emërtimit ‘komunat serbe’”.


Kategori
RajoniTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu