Të Gjitha

Shkrimtari: Gruaja është më e rëndësishme se sa fëmijët. Po ju si mendoni?   

               Publikuar në : 12:46 - 08/11/18 marsela

Shkrimtari dhe babai i disa fëmijëve, Mike Berry, ka shpjeguar në blogun e tij, se pse gruaja e tij ka për të më shumë rëndësi se fëmijët e tij. Sipas tij, kjo ide duhet të miratohet nga çdo familje për këto arsye:

  1. Një martesë e shëndetshme është guri i themelit të shtëpisë. Sipas tij, fëmijët janë një pjesë shumë e rëndësishme e familjes. Por guri i themelit është gruaja.
  2. Përpara tyre, ishim vetëm ne. Ne ishim vetëm të dy në fillim të rrugës. Martesa jonë është e shenjtë. Dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur atë.
  3. Pas tyre, do të jemi vetëm ne. Fëmijët një ditë do të rriten, dhe largohen nga familja për të parë jetën e tyre. Ndaj unë punoj që sot, që marrëdhënia me gruan time të mbetet e fortë edhe nesër.
  4. Ne duhet të vendosim një shembull të ardhshëm. Fëmijët na shohin dhe mësojnë prej nesh. Dhe unë dua që martesa jonë të jetë një shembull për ta. Ky qëndrim u mbështet nga disa, dhe u kritikua nga shumë të tjerë. Po ju si mendoni?

Kthehu