Kronikë

Shkoi të lahet me shokët, mbytet në lumin Mat 14-vjeçari

               Publikuar në : 11:37 - 10/08/18 Bardhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në vendin e quajtur “Ura e Zogut” në Milot pasi një i ri 14-vjeçar është mbytur teksa lahej në lumin Mat.

14-vjeçari kishte shkuar së bashku me shokët e tij në vendin e quajtur “Ura E Zogut” për t’u larë, por nuk ka arritur të dalë prej lumit.

Familjarët kishin denoncuar që dje zhdukjen e djalit dhe sot pas kërkimeve të shumta të tyre dhe policisë është gjetur dhe trupi i pajetë, shkruan BalkanWeb.

Kthehu