Shkatërrimi i Arabisë Saudite nga Rusia u shoqërua me rekorde - Tirana Today

Shkatërrimi i Arabisë Saudite nga Rusia u shoqërua me rekorde

Pasditen e sotme startoi evenimenti më i madh i futbollit, Kupa e Botës. Rusia si vend organizator luajti ndeshjen e parë përballë Arabisë Saudite, të cilën e mposhti me rezultatin e thellë 5-0. Kjo ndeshje ka shërbyer jo vetëm për t’i dhënë një shtysë shanseve të organizatorëve për kalimin e mëtejshëm në turne, por edhe për të regjistruar disa rekorde.Në vijim, janë disa nga statistikat dhe kuriozitetet më të veçanta të duelit të sotëm sipas faqes ndërkombëtare të statistikave “Opta”.


5-0 – Rusia ka regjistruar fitoren e dytë më të thellë nga një vend pritës në ndeshjen hapëse të Botërorit në historinë e aktiviteteve pas asaj Itali-SHBA 7-1 në vitin 1934.

3 – Rusia ka shënuar 3+ gola në një ndeshje Botërori për herë të parë që kur fituan 6-1 ndaj Kamerunit në vitin 1994.89 – Artem Dzhyba shënoi vetëm 89 sekonda pasi hyri në fushë, goli më i shpejtë nga një zëvendësues në Botëror që kur Marcin Zevlakov shënoi për Poloninë ndaj SHBA (64 sekonda) në vitin 2002.

1 – Denis Çerishev është zëvendësuesi i parë që shënon në ndeshjen e hapjes së një Botërori.1 – Juri Gazinski është lojtari i parë që shënon me gjuajtjen e parë në portë në një turne që kur Filip Lahm e bëri për Gjermaninë në vitin 2006.

38 – Sergei Ignasheviç (38 vjeç, 335 ditë) është lojtari më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje Botërori që nga Roxher Milla në vitin 1994 (përjashtohen portierët).

0 – Vazhdon tradita e Botërorëve. Asnjë ekip organizator nuk ka humbur në ndeshjen hapëse të një Botërori (16 fitore, 6 barazime).


Kategori
FutbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu