Kronikë

Sherr në Vlorë, 18-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos të riun

               Publikuar në : 11:39 - 12/10/18 S.N

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Vlorë. Autori është po ashtu një 18-vjeçar, ndërsa ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Sherri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Kushtrimi”.

“Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me mjet prerës “thikë” shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 18 vjeçari.

Më datë 12.10.2018, në orën 08:33, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë pranë një lokali ka ndodhur një konflikt verbal duke përfunduar në konflikt fizik.

Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me mjet prerës “thikë” shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë pas hetimeve të menjëhershme kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen e autorit si dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë Vlorë.

Po kryhen veprimet proçeduriale për arrestimin e shtetasit Xh.A, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta midis disa të rinjve.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave.

Kthehu