Kronikë

‘Sherr në komisariatin e Fushë-Krujës”, SHÇBA përgënjeshtron Berisha

               Publikuar në : 18:46 - 11/10/18 lm

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat përgënjeshtron mesazhin e publikuar nga Ish-kryeministri Sali Berisha, për një përplasje mes punonjësve të SHÇBA-së dhe atyre të Policisë në stacionin policor të Fushë Krujës.

Në reagimin të shpërndarë për median, SHÇBA thuhet se “përmbajtja e mesazhit dhe komentet e deputetit Berisha janë një manipulim i ulët dhe i shëmtuar.

Në lidhje me sa thuhet në këtë mesazh, SHÇBA shprehet se: “Në zbatim të urdhrit për kryerjen e veprimeve hetimore, të datës 4 tetor 2018, të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, punonjës së SHÇBA kanë kryer veprime të deleguara në vijim të hetimeve për çështjen ‘Nuhu’. Ky grup më datën 10 tetor 2018 ka shkuar dhe, ndër të tjera, ka kryer veprime për sqarimin e rrethanave në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës”.

“SHÇBA e konsideron postimin e deputetit Berisha si intimidues dhe tentativë presioni ndaj këtij Shërbimi në punën e tij për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj, për të përballur personat përgjegjës me drejtësinë”, mbyllet reagimi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu