Shembet ura e Hoshtevës, si e neglizhoi Kumbaro këtë monument kulture - Tirana Today

Shembet ura e Hoshtevës, si e neglizhoi Kumbaro këtë monument kulture

Ura historike e Hoshtevës, në Zagori të Gjirokastrës, është shembur për shkak të motit të keq. Ura e Hoshtevës është një objekt monument kulture, për të cilin ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro premtoi në janar se do të restaurohej brenda vitit.


Jo vetëm kaq, por Kumbaro tha në një intervistë se kjo urë nuk paraqiste rrezik për shembje.

“Nga krahasimi i raporteve konstatuese, gjendja e urës është e njëjtë.

Po kështu ju konfirmoj se, pas inspektimeve të fundit në dhjetor, pas përmbytjeve, dhe në ditët e para të janarit të inxhinierëve të DRKK (edhe me bashkëpunimin vullnetmirë të inxhiner Agron Doracit, një nga mjeshtrat e Monumenteve të Gjirokastër), përmbytjet e fundit nuk kanë shkaktuar dëmtim të posaçëm dhe nuk rrezikohet shëmbja e urës.

Ura e Hoshtevës është një ndër objektet që ne e kemi në monitorim që nga viti 2014. Kjo do të thotë që specialistët tanë, në përputhje me detyrat e Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Gjirokastër  mbajnë në mbikqyrje të rregullt objektet që kanë në inventar dhe raportojnë rregullisht për çdo problematikë”, tha Kumbaro në një intervistë për Libohova Online, të publikuar më 8 janar 2018.

Por, duket se ura e Hoshtevës nuk e ka “pritur” ministren Kumbaro, kur t’i binte asaj ndër mend se duhet ndërhyrë për të mos lejuar shembjen e këtij monumenti kulture, raporton Tirana Today.

Edhe më të rëndë e bën gjendjen fakti që profesori Besnik Aliaj lëshoi alarmin para një muaji, ku kërkoi që të ndërhyhet dhe të forcohet bazamenti i urës. Por, reagimi i ministres ishte ai i mësipërmi, duke ruajtur “sedrën politike”, ndërkohë që në raste të tilla mbase duhet falënderuar çdokush që vë në pah problematika të tilla, në vend që të përgënjeshtrohet.

Reagimi i Aliajt:

SHEMBET URA HISTORIKE E HOSHTEVES ZAGORI GJIROKASTER! 😭

with Shoqata Zagoria …

Nje lajm teper i hidhur nga Zagoria! Ura historike e gurte e Hoshteves rrezohet!

Para nje muaji ngrita zerin dhe bera alarm dy here bashke me disa banore te zones! Te nderhyet me emergjence per te forcuar bazamentin, me pas te behej rikonstruksioni. Nga pervoja ime dhe eksperteve shirat e rradhes do ishin fatale!

Por per fat keq qeveria vendore, rajonale dhe qendrore me injoruan! Dikush fatkeqesisht mendoi se e bera per politike! Nderkohe Ministria e linjes dhe ekspertet rajonale te saj cuditerisht dhane garanci se ura nuk ka shans te shembet! Nje media lokale (partiake) online madje u tall. Por sot ura me vlera historike dhe praktike nuk ekziston me!

Ndihem shume shume keq! Do te doja te kisha qene une gabim! Por fakti sot eshte kokeforte dhe i hidhur! Ura nuk eshte me! Historia dhe trashegimia jone lokale e kombetare ka nje pasuri te cmuar me pak! Ky eshte mallkim qe vjen nga kllapia e shoqerise dhe mos-vemendja totale e autoriteve! Nuk kam fjale te shpreh trishtimin dhe protesten! 


Kategori
HistoriKryesoreKulturaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu