Kryesore

Shembet objekti i Emiljano Shullazit, reagon Veliaj: U pika…

               Publikuar në : 11:15 - 12/10/18 S.N

Ditën e sotme, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion duke prishur disa objekte pa leje. Një ndër to është një strukturë metalike në një zonë të Laprakës, në pronësi të disa “të fortëve” të zonës.

Mësohet se inspektorët e bashkisë janë kërcënuar disa herë nga të fortë e lagjes, të identifikuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Kjo strukturë u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit, me mbështetjen e Policisë se Shtetit dhe Policisë Bashkiake.

Ndërkohë, materialet e ndërtimit pa leje nga njerëzit e Shullazit iu drejtuan Prokurorisë.

Lidhur me prishjen e këtij objekti ka reaguar edhe kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj shkroi se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj.

Kthehu