Kuriozitete

Sheiku në hall, gratë ia mbledhin. Nuk e lënë të martohet

               Publikuar në : 11:50 - 11/10/18 user

Një sheik i njohur ka vendosur të denoncojë tre gratë e tij aktuale. Sipas tij, ato nuk e lejojnë që ai të marrë një grua të katërt.

Bëhet fjalë për 67-vjeçari nga Maroku, Mohamed Fizazi.  Ai vetë nuk ka bërë deklaratë për media. Por ishte avokati i tij që tashmë ka hapur një çështje në gjykatë.

4-26 3-46 2-61 1-74 harem-1200x675
<
>

Ligji në Marok i lejon meshkujt të marrin deri në katër gra. Por në bazë të rregullave islamike,  gjithçka duhet të bëhet vetëm me konsensusin e grave të tjera.

Gjatë viteve të fundit janë shumëfishuar rastet e divorceve. Kjo vjen si pasojë se gratë refuzojnë t’i japin lejen bashkëshortëve, për tu martuar me gra të tjera.

Mohamed Fizazi është një sheik shumë i njohur dhe i pasur. Në të shkuarën ai  ka pasur disa probleme me ligjin.

Ai është dënuar me 30 vite burg në vitin 2003 për militantizmin radikal islamik. Ndërsa në  në vitin 2011 u fal nga Mbreti Mohamed VI së bashku me disa bashkëbesimtarë, duke u bërë në nga ajo kohë një mbrojtës i zjarrtë i monarkisë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu