Shefi i Mercedes “kërcënon” Hamilton: Nuk ka të pazëvendësueshëm - Tirana Today

Shefi i Mercedes “kërcënon” Hamilton: Nuk ka të pazëvendësueshëm

Rinovimi i kontratës së Hamilton me Mercedes po zgjatet shumë dhe kjo gjë duket se ka mërzitur drejtuesit e skuderisë kampione Bote. Ka qenë pikërisht Toto Wolf ai që në një intervistë për “Autosport”, i ka lëshuar sot një sinjal të qartë kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton, që ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë te Mercedes apo do të largohet në fund të sezonit, kur dhe i mbaron kontrata.

Në një prononcim të dhënë pak ditë më parë shefi i Mercedes u duk i bindur kur tha se rinovimi do të vij shumë shpejt, por nuk dihet çfarë ka ndodhur që ai të ndryshojë mendje dhe të japë një deklaratë të fortë. “Sekreti i triumfit të Mercedes në gjithë këto vite është se nuk ka të pazëvendësueshëm. Kjo është një skuadër që evoluon gjithnjë. Nuk duhet të merresh vetëm me një grup, por duhet të gjesh edhe liderët e së ardhmes për të qenë gjithnjë i suksesshëm”, tha Toto Wolff.

Wolf shtoi se filozofia e skuderisë gjermane është e tillë që nuk ka të pazëvendësueshëm, prandaj për çdo të larguar është dikush tjetër i gatshëm që do ta zëvendësojë. “Kjo skuadër nuk varet nga një person i vetëm, por nga grupi. Kjo gjeneratë që kemi aktualisht do të ikë një ditë dhe ne duhet të jemi të përgatitur për zëvendësuesit. Sfida ime personale është se nëse unë një ditë do të largohem që këtu, do ta di se Mercedes do të vazhdojë të triumfojë edhe pa mua. Kjo vlen për të gjithë ata që janë aktualisht te Mercedes”, u shpreh Toto Wolff, duke konfirmuar se edhe nëse Hamilton nuk rinovon kontratën, dikush tjetër po kaq i fortë sa ai do ta zëvendësojë.



Kategori
Formula 1SportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu