Kryesore

SHBA: Ish-kryeministri kërcënohet me jetë nga regjimi iranian, të rrisë masat e sigurisë!  Majko: S’kam frikë!

               Publikuar në : 10:39 - 10/08/18 Bardhi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko kërcënohet nga regjimi iranian, pasi ai ka mbështetur hapur disidentët iranianë. Në një prononcim për gjigantin amerikan Fox News, Majko vë në dukje se amerikanët i kishin kërkuar atij që të shtojë masat e sigurisë, nisur edhe nga sulmi i fundit ndaj tij në Paris muajin e kaluar.

LEXO EDHE: Majko dhe deputetë shqiptarë i shpëtojnë sulmit terrorist, arrestohet çifti iranian

Majko e ka cilësuar strategjinë e regjimit iranian në rajon si krejt të pashembullt. Ndërsa shton se nuk ka aspak frikë nga ndonjë sulm i mundshëm ndaj tij.

Fox News shkruan më tej se sipas disidentëve iranianë, se ambasada e  Iranit po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës në Shqipëri.

“Shqetësime të shumta janë ngritur edhe rreth  pranisë së regjimit iranian në Shqipëri, ku disidentët iranianë thanë për Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria paraqet një vend me rëndësi, pasi aty janë zhvendosur më shumë se 2,000 disidentë iranianë (MEK). Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) thotë se regjimi donte të vriste disidentët në Irak. Dështimi për të asgjësuar disidentët tani është kthyer në një pengesë të madhe për regjimin iranian. Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko bëri të ditur për Fox News se zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar që të rrisë sigurinë e tij pasi ai kërcënohet nga regjimi iranian. Ai theksoi se strategjia e Iranit në rajon është “e pashembullt”. Ndërsa shtoi për Fox News: “Nuk kam frikë”!, shkruan Fox News.

Kërcënimi iranian në Evropë: Regjimi islamik është duke e shpërblyer mbështetjen e Evropës duke rritur operacionin e saj terrorist në kontinent – duke pretenduar se ka bërë sulme kundër disidentëve iranianë atje dhe politikanëve që i mbështesin.

Administrata e Donald Trump rivendosi sanksione ndaj regjimit iranian para disa ditësh. Kjo lëvizje provokoi një reagim të fortë nga ana e liderëve evropianë të cilët u shprehën të keqardhur për vendimin e presidentit Trump.

Qëndrimi i BE-së: Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini, së bashku me ministrat francezë, gjermanë dhe ata britanikë, thanë në një deklaratë të përbashkët, se “operatorët ekonomikë evropianë janë të angazhuar për të zhvilluar një biznes të ligjshëm me Iranin”.

Nga ana tjetër, vetë regjimi iranian po përballet me një krizë të madhe në vend, trazira, dhe korrupsion. Ndërsa po eksporton edhe terror në Evropë.

Sulmi në Paris: Një diplomat iranian i vendosur në Vjenë u arrestua bashkë me katër të tjerë në një komplot të dyshuar për bombë ndaj grupeve disidente iraniane të vendosura në Paris, ku merrte pjesë edhe vetë avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani.

Prokurorët gjermanë theksojnë se Assadollah Assadi ishte anëtar i “Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë”, (MOIS) i ngarkuar në vëzhgimin dhe luftimin e grupeve opozitare brenda dhe jashtë Iranit.

Ai akuzohet se vepron si agjent i huaj dhe merr pjesë në komplote për të kryer krime. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif i cilësoi akuzat një shpifje.

Wall Street Journal raportoi ato ditë, se në muajin korrik, autoritetet holandeze përjashtuan dy diplomatë iranianë, pasi dyshoheshin se kishin lidhje me vrasjen e një disidenti iranian në nëntorin e vitit të kaluar në Hagë.

Shqipëria: Shqetësimet të shumta janë ngritur edhe rreth  pranisë së regjimit iranian në Shqipëri, ku disidentët iranianë thanë për Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës.

Shqipëria paraqet një vend me rëndësi, pasi aty janë zhvendosur më shumë se 2,000 disidentë iranianë (MEK). Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) thotë se regjimi donte të vriste disidentët në Irak. Dështimi për të asgjësuar disidentët tani është kthyer në një pengesë të madhe për regjimin iranian.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit Trump thotë se ri-vendosja nga ana e SHBA-ve e sanksioneve ndaj Iranit është një tregues se sa seriozisht mendon administrata e Trumpit për t’i dhënë fund aktivitetit agresiv të regjimit iranian.Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko bëri të ditur për Fox News se zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar që të rrisë sigurinë e tij pasi ai kërcënohet nga regjimi iranian.

Ai theksoi se strategjia e Iranit në rajon është “e pashembullt”. Ndërsa shtoi për Fox News: “Nuk kam frikë”.

Një zyrtar i lartë amerikan i antiterrorizmit konfirmoi për Fox News se autoritetet shqiptare arrestuan dy operativë iranianë mbi të cilët rëndonin akuzat e terrorit në fillim të këtij viti.

“Irani ka një histori të gjatë, ku përgjatë 39 viteve të fundit ka planifikuar, kryer vrasje dhe akte terroriste ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian, duke përfshirë një seri të vrasjeve dhe sulmeve në vitet e fundit në vendet evropiane,” tha zyrtari.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, në një fjalim muajin e kaluar, vuri në dukje rastin e  Parisit si dëshmi të qëllimeve të regjimit.

“Kjo tregon gjithçka që ju duhet të dini në lidhje me regjimin: Në të njëjtën kohë ata janë duke u përpjekur për të bindur Evropën që t’i qëndrojë marrëveshjes bërthamore. Ndërsa në fshehtësi organizojnë sulme terroriste në zemër të Evropës”, tha ai.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Kthehu