Rajoni - Bota

Serbia nuk ndalet, blen edhe 6 helikopterë anti-tank në Bjellorusi

               Publikuar në : 14:09 - 21/02/18 user

Serbia nuk rresht së armatosuri me kontigjente të rënda.  B92 bën të ditur se qeveria serbe ka shprehur interes për të blerë edhe 6 helikopterë të tjera bombardues rusë, të tipit anti-tank.

Bëhet fjalë për helikopterë M-35, të cilët ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin do të shkojë t’i blejë në Minsk të Bjellorusisë, ku ndodhet fabrika më e rëndësishme e tyre.

Putin ka kërkuar nga Beogradi që helikopterët t’i blejë në Bjellorusi që të ndihmojnë buxhetin e aleatit të tij Aleksandër Llukashenko, i cili ka vendosur që t’ja shesë Beogradit me këste.

Serbia vetëm dy vitet e fundit ka blerë  6 Mig29, 10 sisteme raketore ruse S-300, një numër të madh tankesh dhe helikoterësh luftarakë.

Ky arsenal i madh sulmues bëhet duke mos u përballur me asnjë vend në rajon, pasi skush nga fqinjët serbë nuk ka këtë fuqi ushtarake.

E vetmja përballje bëhet me NATO-n, e cila me hyrjen e Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, si dhe prezencës ushtarake në Kosovë, e ka rrethuar Serbinë. 

Kthehu