Futboll

Serbët njollosin Champions-in, 5 milionë euro për të trukuar ndeshjen

               Publikuar në : 18:42 - 12/10/18 Enno

Vetëm pak javë më parë PSG shkatërroi skuadrën serbe Crvena Zvezdan me rezultatin e thellë 6-1, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Ditën e sotme, media franceze “L’equipe”, ka nxjerrë një lajm tronditës për futbollin, nëse vërtetohet. Siç bën me dije media franceze, UEFA ka lëshuar një alarm tek autoritetet franceze, për një fiksim të mundshëm të rezultatit.

Siç raportohet, për ndeshjen e luajtur më datë 3 tetor, një informator ka lajmëruar UEFA-n se drejtues të klubit serb, por edhe disa bashkëpunëtorë të tyre, do vinin bast rreth 5 milionë euro për humbjen e Crvenës, me të paktën 5 gola diferencë.

Autoritetet kanë nisur hetimet, dhe të reja priten, por nëse vërtetohet, kjo do të ishte një njollë e madhe për kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Kthehu